Ukraina rrëzon 4 raketa ruse
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të lëshuara në qytetin Nikolaev në jug të Ukrainës, njoftoi sot Komanda Operative e Ukrainës në jug.
“Gjatë sulmit me raketa të natës nga deti në jug të Ukrainës, forcat tona të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy raketa mbi det, në afrimin e zonës së Nikolaev”, thuhet në deklaratën e Komandës Operative të Ukrainës në jug.
Forcat ruse u përpoqën të rifitonin pozicionet e humbura në dy zona të Nikolaevit, por “pësuan humbje të mëdha dhe u tërhoqën”, thuhet në deklaratën e përditësuar sot nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Në Kherson, ushtria ukrainase njoftoi se nuk kishte lidhje celulare apo interneti për gjashtë ditë.
Trupat ruse që kontrollojnë qytetin kanë hapur një degë të partisë politike Rusia e Bashkuar ku mblidhen të dhëna nga banorët e qytetit.
Luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu në lagjen Berislav dhe shumë shtëpi, rrugë dhe ura janë shkatërruar, tha ushtria ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji