Ukraina sulmon rajonin rus me breshëri dronësh
Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron përpjekjet e rritura të Kievit për ta kthyer luftën mbi dyvjeçare e gjysmë drejt territorit rus.
Ndërkohë, Ukraina raportoi për shumë të plagosur gjatë sulmeve ruse në dhjetë rajone të dielën.
Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, tha se një burrë është vrarë në qytetin Shebekino, pranë kufirit me Ukrainën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë la të kuptohet se Ukraina po i përqendron sulmet brenda kufirit rus gjithnjë e më shumë, në rajonin e saj Volgograd, në lindje të rajonit Kursk, ku forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në korrik.
Besohet se ato kanë kapur rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në Kursk.
Një nga sulmet në Volgograd u raportua pranë një depoje të madhe municioni në Kotluban, e cila ishte shënjestruar edhe në të kaluarën, por nuk është e qartë nëse ka pësuar ndonjë dëm.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj ajrore i ka rrëzuar 15 nga 22 dronë sulmues rusë mbi të paktën katër rajone të vendit gjatë natës dhe tha se pesë dronë të tjerë u zmbrapsën nga masa të tjera “kundërvepruese”.
Kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në rajonin jugor të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se ndërtesa të larta dhe shtëpi private u goditën gjatë natës dhe se “mund të ketë njerëz nën rrënoja.”
Më vonë, ai tha se një grua u shpëtua nga rrënojat dhe u shtrua në spital.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha më vonë se 11 njerëz janë plagosur nga këto sulme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania