Ukrainasja: Nuk iki nga Shqipëria, do kthehem në Ukrainë pasi të mbarojë lufta
Sot shënohet një vit që kur presidenti rus, Vladimir Putin dha urdhrin për agresionin ushtarak në Ukrainë.
Që prej atëherë, shumë shtetas ukrainas kanë ardhur në Shqipëri dhe jetojnë e punojnë në vendin tonë.
Teksa në Tiranë u mbajt një marshim në shenjë solidariteti me Ukrainën, një shtetase ukrainase tha për Euronews Albania, se nuk do të largohet nga Shqipëria për në Ukrainë, pa mbaruar lufta.
Ajo u shpreh e bindur se Ukraina do ta fitojë luftën.
“Jemi këtu prej disa muajsh, që në gusht. Bashkëshorti im punon pilot dhe gjeti punë këtu në Tiranë. Të gjithë tiranasit dhe të gjithë shqiptarët janë shumë miqësorë me ne ukrainasit, vetëm na kanë ndihmuar dhe mbështetur.
Nuk kam qenë në Kiev dhe nuk i kam parë luftimet e përgjakshme, nuk dinim çfarë të bënim. Një pjesëe tyre janë në Kharkiv, në pjesën lindore të Ukrainës. Më mungon shtëpia, miqtë. Pasi të mbarojë lufta do të kthehemi në Ukrainë. Shpresoj që në fund të këtij viti do të kemi mundësi të kthehemi në shtëpi. Nuk diskutohet, sigurisht që do të fitojmë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset