Ulet lindshmëria në Elbasan, faktori kryesor mbetet emigrimi

28 Shkurt 2024 | 16:06

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan, numri i lindjeve ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023 kanë ardhur në jetë 950 foshnja, 100 më pak se viti paraardhës. Akoma më negative është raporti midis viteve 201 dhe 2023 ku vihen re 250 lindje më pak. Diçka e tillë bëhet e ditur për Euroneës Albania, nga shefi i maternitetit të Elbasanit, Olgert Alla.

“Numri i lindjeve  këto 3 katër vitet e fundit ka ardhur duke u ulur. Jo vetëm në Elbasan por në të gjithë vendin, konkretisht në Elbasan nga 2021, 2022, 2023 kemi nga 100 lindje më pak.

Numri i lindjeve ne 3 vitet e fundit në Maternitetin e Elbasanit paraqitet si më poshtë:

Viti 2021 –  1250 bebe

Viti 2022  – 1060 bebe

Viti 2023  –  950 bebe

Alla rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku sipas tij kryesorja është tkurrja e popullsisë.

“Shkaku kryesor është emigrimi i shtresës reproduktive të shoqërisë. Sepse kemi pacientë që i ndjekim gjatë shtazanisë në muajin e 5-6 emigrojnë dhe lindin jashtë shtetit”,-tha Olgert Alla, shefi i maternitetit të Elbasanit.

Në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik në Elbasan, gjatë vitit 2023 janë bërë nëna në moshë minorene 28 vajza, fenomen në rritje thekson mjeku Alla.

“Kemi raste të lindjeve nën 18 vjeç, kryesisht janë vajza të komunitetit rom, është ne rritje. Para një viti kemi pas 14, këtë vit patëm 28.” 02:11 Vetë shtatzënia dhe lindja janë të rrezikshme si për vajzën ashtu edhe për beben”,-tha Olgert Alla, shefi i maternitetit të Elbasanit.

Psikologia Manolita Hida, thotë se ulja e numrit të martesave, por edhe niveli ekonomik janë disa nga shkaqet që po ndikojnë në këtë fenomen.

“Gjithnjë e më tepër ne kemi më pak popullsi të re ndër ne. Aspekte të tjera lidhen me pjesën e prindërimit dhe përgjegjësisë. Dhe sigurisht që kjo ka kostot e veta, sa i takon pjesës së jetës sociale, jetës ekonomike, pjesën e lodhjes dhe stresit me të cilën vjen një fëmijë. Një tjetër element i rëndësishëm është edhe pjesa e problematikave neuro-zhvillimore”,- tha Manolita Hida, psikologe klinike.

Sipas ekspertëve të fushës, ndikim kanë edhe faktorë të tjerë në plakjen e popullsisë, siç janë standardi i ulët i jetesës dhe problemet social-ekonomike, kryesisht në familjet e reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026