Ulet rreziku i pastrimit të parave, Shqipëria fiton pikë në indeksin e Bazelit
Rreziku i pastrimit të parave është ulur gjatë vitit 2022.
Por, në raportin e indeksit të Bazelit, Shqipëria vijon të konsiderohet vend me risk të lartë ndaj këtij fenomeni.
Shqipëria ka marrë notën 4.9 për luftën kundër pastrimit të parave. Në vlerësimin që ka bërë Indeksi i Bazelit këtë vit, renditemi në vendin e 74-t nga 128 shtete.
Pra jemi në zonën portokalli, aty ku risku për pastrim të parave cilësohet i konsiderueshëm.
Raporti periodik paraqet vlerësimin nga 0 pikë për ato me risk të ulët, deri në 10 për ato me rrezik të lartë.
Në rastin e Shqipërisë dhe vendeve që janë grupuar gjithashtu në zonën portokalli, me shqetësim përcillet korrupsioni e ryshfeti si dhe risqet politike e ligjore.
Nisur nga të dhënat, prej 2012 kur ka nisur edhe vlerësimi dhe deri më tani, indeksi ka pësuar rënie, edhe pse në 5-vjeçarin e fundit ka pasur luhatje.
Në krahasim global, Finlanda e Andorra dhe vendet nordike kanë notën më të lartë, ndërsa vlerësimin negativ shkon për Kongon dhe Haitin.
Indeksi vjetor bazohet mbi 4 tregues, siç është transparenca dhe standardet financiare, korrupsioni e ryshfeti, rreziqet juridike e politike dhe përgjegjshmëria publike.
“Rreziqet politike dhe ligjore, si dhe korrupsioni dhe ryshfeti, janë fushat më të dobëta për zonën ku renditet Shqipëria. Në të dyja fushat, rreziqet janë rritur vitin e fundit dhe janë më të larta se mesatarja globale”, thuhet në raport.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania