Ulet vlerësimi për mazhorancën. Po opozita?

6 Janar 2023 | 22:10

Mendimi negativ për kryeministrin Edi Rama ka pësuar një rritje në 7 muajt e fundit.

Sipas matjeve të Barometrit në Euronews Albania nga qershori kur mendimi negativ për të ka qenë 47.4% deri në tetor ka pasur një rritje me 8.6% duke shkuar 56%. Në tetor po ashtu ka pasur një rritje duke shënuar 57.1% mendim negativ ndërsa një rënie e lehtë ka ndodhur në dhjetor duke shkuar në 56.3%.

Pak më ndryshe është situata për kreun e bashkisë Tiranë ku në muajin qershor 61.9% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të. Në muajin shtator ky numër bie në 60.4% por rritet sërish në tetor në 63.2%. Ndërkohë në muajin dhjetor 53.4% e shqiptarëve vijojnë të kenë mendim negativ për të.

Por situata nuk është më shpresë dhënëse tek opozita e cila po ashtu është në rënie. Për kreun e PD Sali Berisha 70.2%  shqiptarëve kishin mendim negativ në qershor vlerë e cila rritet në shtator në 71.5%. Ndërsa muaj tetor ka qenë një muaj i mirë për Berishën pasi mendimi negativ ka zbritur në 66.5% por është rritur sërish në dhjetor duke kapur vlerën më të lartë përgjatë këtyre muajve në 71.8%.

Një përmirësim krahasuar me qershorin ka pasur kreu i partisë së lirisë Ilir Meta. Në qershor 95.3% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të por në shtator kjo vlerë ra në 90.7%. Në tetor pati sërish një zvogëlim në 85.2% të atyre që kanë mendim negativ për Metën ndërsa në dhjetor ka pasur një rritje në 88.1% por sërish kjo vlerë është më e mirë se ajo e qershorit.

I vetmi i cili ka një grafik linear në zbritje është deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Nga qershori ku 80.7% e shqiptarëve kishin mendim negativ për të, ky numër ka ardhur në zbritje në shtator me 73.6%, tetor 70% dhe në dhjetor 69.7%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025