Ulja e mesatares që të mos mbyllen degët në fakultet, thotë eksperti i arsimit

27 Maj 2022 | 08:55

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se do të ulej mesatarja nga 7.5 në 6.5 për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet në disa degë si gjuhët e huaja, biokimi apo matematikë, por duke i hequr të drejtën për t’u bërë mësues.

Ata maturantë të cilët do duan të studiojnë për degën e mësuesisë, duhet të kenë mesataren 7.5, pra mbetet e pandryshuar.

Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, eksperti i arsimit Fatmir Vejsiu tha se ky vendim është marrë në mënyrë që të mos mbyllen këto degë në fakultet, pasi nuk shikon ndonjë arsye tjetër.

“Fakultetet që nxjerrin mësues kryesisht në rrethe por edhe në Tiranë, kanë pasur mungesë kontigjentesh regjistrimi dhe për pasojë rrezikohet ekzistenca e departamenteve, pra dhe punësimi i pedagogëve në këto fakultete”, tha Vejsiu.

Sipas ekspertit, do ishte e arsyeshme që mesatarja për degët e mësuesisë të ngrihet.

Ai shtoi se në tregun e punës, mësuesia zë një vend të rëndësishëm, teksa janë rreth 40 mijë mësues që punojnë në sistemin publik dhe privat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026