Ulja e ndotjes së ajrit mund të ulë dukshëm riskun e depresionit

19 Dhjetor 2019 | 21:11

Ulja e ndotjes në botë mund të çojë në një rënie të dukshme të rrezikut nga depresioni, thonë disa studies.

Në një studim ku janë përfshirë 16 vende, ata kanë gjetur prova që lidhin ajrin e ndotur me një varg problemesh të shëndetit mendor.

Duke përdorur dhe të dhëna nga studime të mëparshme, ku hyjnë dhe ato që analizojnë efektet afatgjata, ekipi i Kolegjit Universitar në Londër zbuloi se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur është i lidhur me një rrezik më të lartë depresioni.

“Ne e dimë tashmë që ajri i ndotur bën keq për shëndetin e njeriut, me një sërë rreziqesh ndaj shëndetit duke filluar nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive e deri tek demencia,” thotë autorja e studimit, Dr. Isobel Braithwaite.

“Këtu, paraqesim se ajri i ndotur mund të jetë duke shkaktuar dëme të mëtejshme edhe ndaj shëndetit mendor, duke e bërë çështjen për pastrimin e ajrit edhe më emergjente”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron se ndotja nga grimcat e pluhurave dhe nga tymi duhet të mbahet në një nivel nën 10 mikrogram për metër kub.

Studiuesit thonë se nëse lidhja me depresionin është e mirëfilltë, atëherë ulja e ekspozimit botëror ndaj kësaj ndotje nga 44 në 25 mikrogram do të rezultonte në një ulje të rrezikut nga depresioni prej 15 për qind në mbarë botën.

Studimi, i publikuar në revistën “Environmental Health Perspectives” gjithashtu nxjerr në pah një lidhje midis ajrit të ndotur dhe numrit të vetëvrasjeve. Rreziku i vetëvrasjeve paraqitet në shifra më të larta gjatë periudhave tre ditore ku dhe ndotja e ajrit ka qenë më e lartë.

Ekipi që ka kryer studimin thotë se nuk mund ta konfirmojnë ende nëse ndotja e ajrit shkakton në mënyrë të drejtpërdrejtë sëmundje mendore, por thonë se ka prova të cilat sugjerojnë se ka një lidhje të mundshme midis dy fenomeneve.  

“Dimë se grimcat nga ajri i ndotur depërtojnë në tru nëpërmjet gjakut dhe hundës, dhe se ajri i ndotur shkakton inflamacion nervor, dëmtim të qelizave nervore dhe ndryshime në prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat lidhen më shëndetin e dobët mendor”, thotë më tej Dr. Braithwaite.

Më herët gjatë vitit, Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) raportoi se cilësia e ulët e ajrit ka shkaktuar rreth 400 mijë vdekje të parakohshme në Europë në vitin 2016.  

“Ndotja e ajrit është aktualisht kanosja më e madhe mjedisore ndaj shëndetit të njerëzve” shkruan në raport agjencia e shëndetit të BE-së (EEA).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026