Ultimatumi i Ramës, shkarkime të shumta në bashkitë e Elbasanit dhe Korçës

14 Korrik 2025 | 13:49

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një riformatim të strukturave drejtuese në nivel vendor, kanë nisur dorëheqjet dhe shkarkimet administratorëve të njësive administrative dhe disa nënkryetarëve të bashkive.

Burime bëjnë me dije se të gjithë administratorët e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen, ndërsa ata të Kolonjës janë shkarkuar.

Ndërkohë edhe në qarkun e Elbasanit, burime nga Euronews Albania konfirmojnë se këtë të hënë kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe nënkryetarët e Bashkisë Elbasan dhe Librazhd.

Dorëheqjet vijnë në kuadër të procesit të nisur pas deklaratës së kryeministrit, i cili kërkoi largimin e të gjithë administratorëve vendorë dhe nënkryetarëve që nuk kanë arritur të japin rezultatet e pritshme në shërbim të qytetarëve.

Nga ana tjetër, në bashkitë Pogradec, Maliq dhe Devoll një proces i tillë nuk ka ndodhur ende.

Të kontaktuar nga telefoni, kryebashkiakët Sotiraq Filo dhe Erion Isai thanë se nuk do të ketë largime të nënkryetarëve në bashkitë përkatëse.

Deri tani, asnjë zëvendëskryetar në juglindje të vendit, përveç atyre në Elbasan dhe Librazhd, nuk është shkarkuar apo nuk ka paraqitur dorëheqjen.

Burime pranë bashkisë së Beratit bëjnë me dije se edhe drejtuesve të këtij institucioni u është kërkuar dorëheqja, si pjesë e një riorganizimi të brendshëm që synon të rrisë efikasitetin e shërbimeve për qytetarët dhe të përgatisë terrenin për projekte të reja zhvillimi.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga kryetari i komanduar i Bashkisë. Emrat e drejtuesve të rinj pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, paralelisht me përmbylljen e procedurave administrative.

Kujtojmë se gjatë një takimi me krerët e bashkive dhe drejtues të PS, Rama theksoi nevojën për një qasje të re në administrimin vendor, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të atyre që, sipas tij, janë bërë “pengesë për ndryshimin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026