Unaza 750 mijë euro “u zhduk” papritur në hotel, gjendet brenda fshesës me korrent

11 Dhjetor 2023 | 14:30

Vizitorja e një hoteli në Francë kishte denoncuar në polici një vjedhje e cila sipas saj kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Ajo kishte thënë se e kishte lënë unazën në tavolinë, por më pas ajo ishte zhdukur, duke ngritur kështu dyshimet se dikush e kishte vjedhur.

Për fat të mirë, rojet e sigurisë Ritz gjetën unazën të shtrirë mes pluhurit në një qese vakum të dielën, raportoi gazeta franceze Le Parisien.

Gazeta shtoi se e ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris për unazën e saj.

Hoteli i ofroi vizitores tre netë të tjera mysafires për të kompensuar shqetësimin, por pas eksperiencës ajo ka refuzuar ta pranojë këtë ofertë.

Në një deklaratë për Le Parisien, hoteli tha: “Falë punës së përpiktë të rojeve të sigurisë, unaza u gjet këtë mëngjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026