Unioni Tregtar Agro-Ushqimor kundër bordit për fiksimin e çmimeve
Unioni Tregtar Agro-ushqimor nuk është dakord me vendimin e qeverisë për ngritjen e një bordi, për të fiksuar çmimet e ushqimeve.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, përfaqësuesi i këtij Unioni, Theodhor Kristuli tha se kjo mund të quhet kontroll, por jo fiksim çmimesh.
“Nuk janë bërë publike çmimet akoma, por nuk e vëmë në dyshim për pjesën humane të problemit që të ketë disa çmime të fiksuara. Por, kjo nuk funksionon kështu sipas mendimit tonë, fiksim çmimesh jo. Fiksim çmimesh kemi pasur dikur. Kemi qenë nëpër ministri, fiksonim çmimet, fiksonim kostot. Nëpër ndërmarrje të ndryshme, koston e salçes apo bukës, por të gjitha dolën fallco”, u shpreh Kristuli.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Igli Tola tha se shteti duhet të merrte disa aksione të tjera, përpara se të vendoste fiskimin e çmimeve.
Ai nënvizoi se në fillim duhet bërë formalizmi i tregut.
“Për mendimin tim, para se të shkonte drejt fiksimit te çmimit, shteti duhet të fillonte me disa masa paraprake, të cilat do ta bënin më efikase këtë nismë. Së pari, ky treg duhet të ishte formalizuar, nga momenti që mallrat hyjnë në doganë e deri të dërgimi i malli te konsumatori. Vetëm ngrirja e çmimeve të ushqimeve, nuk do të japë efektin e nevojshëm”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën