Universitetet e Kinës ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

19 Shtator 2025 | 07:25

Një studim i ri, sipas Radio Evropa e Lirë tregon se universitetet kryesore kineze të lidhura me sektorin e mbrojtjes së vendit kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin kërkimor me institucionet ruse, duke i mundësuar Moskës qasje në teknologji dhe ekspertizë të re që mund ta ndihmojnë atë t’i kundërpeshojë sanksionet perëndimore të vendosura që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Kremlini.

Gjetjet fillestare të përpiluara nga Instituti Australian për Politika Strategjike (ASPI) dhe të verifikuara nga REL-i, tregojnë se të gjitha 68 universitetet kineze të përshkruara zyrtarisht si pjesë e sistemit të mbrojtjes së vendit ose të mbikëqyrura nga një agjenci e mbrojtjes kanë “thelluar ose thelluar ndjeshëm” lidhjet e tyre kërkimore me Rusinë që prej vitit 2019.

Ky bashkëpunim në rritje mund t’i japë Moskës qasje të madhe në teknologjitë strategjike për përdorim ushtarak ku Kina është fuqi globale, ndërsa Pekinit i mundëson qasje në kërkim dhe zhvillim në sektorë kyç si, prodhimi i motorëve të avionëve, ku Rusia mbetet shumë e përparuar, tha autorja kryesore e projektit kërkimor.

“Këto janë të gjitha universitete të lidhura me mbrojtjen ose me ekosistemin e teknologjisë kritike dhe me përdorim të dyfishtë në Kinë”, tha për REL-in Bethany Allen, drejtoreshë për hulumtime mbi Kinën në ASPI.

“Kjo mund ta ndihmojë tërthorazi luftën e Rusisë në Ukrainë duke i mundësuar qasje në inovacione dhe dije që ndihmojnë në kompensimin e sanksioneve dhe kontrolleve të eksporteve të Perëndimit”, theksoi ajo.

Thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit dhe Moskës përmes arsimit të lartë përfaqëson një tjetër fushë strategjike ku marrëdhëniet e tyre janë zgjeruar nën presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, të cilat janë bërë edhe më të ngushta prej shkurtit të vitit 2022, kur të dy njoftuan për partneritet “pa kufij” në prag të nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026