Universiteti Mesdhetar i akordon titullin “Honoris Causa” kreut të OBSH
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i ka akorduar drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus titullin “Honoris Causa”, me motivacion për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor universal, angazhimin profesional në trajtimin e rreziqeve të shëndetit publik, koordinimin në përgjigje të emergjencave shëndetësore në nivel global në dobi të shëndetit dhe mirëqenies njerëzore, si dhe për mbështetjen dhe ndihmën për mjekësinë e urgjencat e ofruara për Shqipërinë në përballimin e pandemisë COVID-19.
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe drejtues të lartë të UMSH-së ishin të ftuar në selinë qendrore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në ceremoninë e dorëzimit të titullit.
Në fjalën e tij Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh se pandemia e COVID-19 tregoi në mënyrën më dramatike të mundshme se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi kur në lojë është shëndeti, gjëja më e çmuar për çdo banor të këtij planeti.
“Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i përket kësaj kategorie drejtuesish me integritet të padiskutueshëm dhe me një sens detyre të lakmueshëm por edhe me një autoritet moral të lartë dhe imponues. Pikërisht duke përdorur këtë autoritet si dhe aftësinë për të qëndruar mbi palët, si një negociator që duhet të ruajë ekuilibrat, por edhe të çojë përpara një mision fisnik ai ja doli të bëjë më të mirën në një nga momentet më të vështira që njerëzimi ka kaluar në 100 vitet e fundit,” – tha Angjeli në fjalën e tij.
Ai shtoi se ndihma që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë, sidomos për vendet e vogla siç është Shqipëria, gjatë periudhës së pandemisë, por jo vetëm, kanë qenë thelbësore për reformimin e sistemit shëndetësor si edhe për tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga COVID-19.
Pas marrjes së titullit Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se ndihej i nderuar në këtë vlerësim dhe theksoi se kërcënime globale kërkojnë reagim global.
“Së fundmi duke ju falënderuar dhe njëherë për vlerësimin do uroj UMSH-në, për hapjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Besoj se kjo do të luajë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezit të ri të liderëve të shëndetësisë që të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, të shëndetshme dhe të ndershme për qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë botës,” – deklaroi kreu i OBSH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar