Ura drejt shembjes, më shumë se 500 ha tokë mbeten djerrë në zonën e Dervicianit

Ura e Dervicianit
3 Mars 2023 | 17:42

Amortizimi në vite i urës që lidh fshatin Dervician me tokat bujqësore në zonën e Dropullit po krijon probleme për qarkullimin e automjeteve  dhe aq më tepër të atyre në shërbim  të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të agrobiznesit. Nisja e projektit për rehabilitimin e plotë  të kësaj ure do të ndihmonte edhe për zhvillimin e zonës së Dropullit”

Ura ndodhet mbi lumin Drino dhe është shumë e rëndësishme për zonën dhe banorët e saj. E lënë në harresë dhe pa asnjë investim, ajo rrezikon të shembet.

Në këto kushte, mjetet bujqësore e kanë të vështirë të kalojnë duke bërë që një sipërfaqe toke prej 500 ha të jetë e pashfrytëzuar nga fermerët.

“Për ne banorët këtu në fshat është shumë i nevojshëm se njerëzit kalojnë, shkojnë poshtë në fushë, kanë bagëti, kanë  ara  për ti rregulluar  dhe për ti menaxhuar”, thotë një banore.

“Ura që është në fshatin Dervician është një nga urat më të vjetra, e cila është restauruar para shumë viteve, por tani ka pësuar disa defekte që nuk lejojnë të kalojnë makina të rënda. Ajo është shumë e nevojshme për fshatin Dervician se lidh fshatin me  tokën, me arat që kemi atje”, shprehet një banor.

Bashkia e Dropullit ka hartuar një projekt për rikonstruksionin e plotë të kësaj ure ndërsa është në kërkim të financimeve për zbatimin konkret të tij. Rehabilitimi i urës së Dervicianit do të mundësonte nxitjen e sektorit të bujqësisë dhe në tërësi zhvillimin e agrobiznesit në këtë zonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026