Urgjencat kirurgjikale do të kryen në 4 spitale, zbardhet urdhri i MSH

21 Shkurt 2024 | 16:10

Qendrat e mëdha spitalore në Tiranë, spitali rajonal Memorial dhe spitali rajonal i Shkodrës do të jenë 4 qendrat pritëse të pacientëve për urgjencat kirurgjikale. Ky është urdhri më i ri që vjen si vendim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një vendim i pak ditëve më parë i ministrisë së shëndetësisë rikthen sërish spitalet universitare më disa shërbime të tjera të shtuara.

Ashtu si në periudhën e Covid 19 ku u kombinuan shërbimet, edhe këtë herë spitali i sëmundjeve pulmonare “Shefqet Ndroqi” do të presë urgjencat kirurgjikale duke rritur kështu fluksin e punës dhe numrin e ndërhyrjeve.

Dr. Silva Bala sqaron se përse u mor ky vendim dhe si do të procedohet, ndonëse ky përqendrim vjen për shkak të përqendrimit të popullatës.

Përveç dy qendrave spitalore, sërish futet në lojë si ndihmëse edhe spitali i Traumës, ndonëse ka kontigjentin e vet të pacientëve.

Ndarja që bën urgjenca kombëtare e kanalizon punën në 4 spitale. Urgjencat në veri të vendit, të gjitha, drejtohen në spitalin rajonal të Shkodrës. Në jug është pritës spitali memorial, ndërsa për Shqipërinë e mesme dhe të gjitha rastet e rënda drejtohen në spitalin “Nënë Terezaose në sanatorium.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026