Pse ushqimet e shëndetshme ju bëjnë të ndiheni të lodhur?
Po hani shëndetshëm? Po hani shumë fruta dhe perime? Nuk hani më bukë, biskota apo ëmbëlsira? Ka vetëm një problem, ju nuk mund të qëndroni zgjuar dhe produktiv gjatë ditës. Ja pse ndodh kjo.
Keni ulur shumë kaloritë
Nëse po përpiqeni të humbni peshë dhe zvogëloni kaloritë tuaja në mënyrë dramatike, kjo mund t’ju lërë pa energji, tha Elizabeth DeRobertis, dietologe.
Ushqimi siguron energjinë që ju nevojitet për të qëndruar të fokusuar dhe produktiv gjatë gjithë ditës. Njerëzit mendojnë se për të humbur peshë, ata duhet të hanë pak, por kjo nuk funksionon për një kohë të gjatë, tha DeRobertis, krijuesi i Programit GPS për Humbje Peshe.
Kur hani pak, metabolizmi mund të ngadalësohet dhe ju mund të ndiheni pa energji dhe shumë të uritur.
Hani shumë rrallë në ditë
Të kalosh shumë kohë pa ngrënë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.
Disa njerëz ndihen të përgjumur ose të plogësht, dhe këto janë shenja të urisë edhe pse jo të zakonshme.
Nëse dy ose tre orë pas një vakti keni pak energji, konsumoni një meze të balancuar me fibra dhe proteina, si fruta të freskëta ose një grusht arra.
Keni ulur në mënyrë drastike karbohidratet
Të zvogëloni karbohidratet mund të çojë në dehidratim, i cili ju sjell lodhje.
Zvogëlimi i karbohidrateve, si biskotat dhe ëmbëlsirat me sheqer, është krejtësisht pozitiv, por mos kurseni karbohidratet e pasura me fibra, si fruta, perime dhe drithëra.
Po mbani dieta vegjetariane
Nëse zgjidhni të hani në stil vegjetarian ose vegan, por nuk kujdeseni në marrjen e mjaftueshme të vitaminës B12 dhe hekurit mund të përfundoni me anemi dhe të lodhur.
Ju stërviteni shumë
Gjatë stërvitjes, trupi zakonisht djeg yndyrë dhe karbohidrate. Nëse nuk merrni karbohidrate të mjaftueshme kur stërviteni do të ndiheni të lodhur, dhe të demoralizuar me stërvitjen.
Nëse stërviteni do të duhet edhe të flini mirë pasi gjumi ju jep energji, por edhe ndihmon trupin t’i riparojë muskujt dhe indet e përdorura gjatë stërvitjes.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta