Ushtarët e KFOR-it u plagosën, reagon Vuçiç: Fajin e ka Kurti
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një fjalim, fokusi i të cilit ka qenë situata e tensionuar në veri të Kosovës.
Sipas tij, fajtor për gjithçka është kryeministri Albin Kurti. Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se kanë gati ushtrinë dhe nëse populli do të reagojë dhunshëm atëherë gjërat do të jenë ndryshe.
Në fjalimin e tij të mbajtur nga Presidenca e Serbisë, Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Ai gjithashtu deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe europianë”.
Vuçiç u shpreh se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda.
Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes.
“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, tha ai.
Kur të premten, më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump