Autoritetet ukrainase njoftuan se trupat ruse kanë sulmuar qytetin Kherson.
“Sipas dëshmitarëve, armiku po përparon nga aeroporti drejt autostradës Nikolaev dhe një rrethi pranë impiantit frigoriferik”, raportoi agjencia shtetërore për Komunikime Speciale dhe Mbrojtjen e Informacionit.
Më herët, u raportuan shpërthime të fuqishme pranë zonës së aeroportit.
Administrata rajonale e qytetit jugor tha se rusët kishin rrethuar qytetin, por ende nuk janë dorëzuar.
Kryetari i bashkisë tha se ushtria ruse ngritur pika kontrolli në hyrjet e qytetit.
“Është e vështirë të thuash se çfarë zhvillimesh do të ketë”, tha kryetari i bashkisë Igor Kolykhaye në Facebook.
“Khersoni është dhe do të mbetet i Ukrainës!”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përditësime LIVE 1 mars: Autokolona ushtarake prej 64 km pranë Kievit
- Rusia përdori raketa termobarike, pretendon ambasadorja Ukrainës