Ushtria serbe tregon ‘muskujt’ me armët e blera nga Kina dhe Rusia
Serbia shfaqi të shtunën në një ceremoni ushtarake armatimet e reja të blera nga Kina dhe Rusia, në një kohë kur vendi po përpiqet të mbetet neutral në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.
Gjatë ceremonisë, e mbajtur në fushën e aviacionit Batajnica, pranë Beogradit, u ekspozuan raketat kineze, dronët e armatosur nga kinezë dhe avionët luftarakë rusë të llojit “MiG-29”.
Raketat kineze tokë-ajër “FK-3”, të ngjashme me ato ruse të llojit “S-300” apo ato amerikane “Patriot” u blenë nga Beogradi në 2019-n dhe u dorëzuan në prill.
Presidenti Aleksandar Vuçiç vizitoi ekspozitën e armatimeve i shoqëruar nga krerët e ushtrisë serbe, si dhe ndoqi nga afër shfaqjet akrobatike të avionëve të dhuruar nga Rusia.
“Jam krenar për ushtrinë serbe, krenar për progresin që kemi bërë dhe krenar për Serbinë tonë, sepse deri para pak viteve nuk kishim asgjë”, tha Vuçiç.
Ceremonia u mbajt në një kohë kur Beogradi po përpiqet të balancojë marrëdhëniet me NATO-n dhe t’i bashkohet BE-së, pavarësisht lidhjeve shekullore fetare, etnike dhe politike me Moskën.
Aktualisht, Serbia është vendi i vetëm në Evropë që përdor sistemin reaktor kinez dhe dronët luftarakë “CH-92A”.
Blerja e këtyre armatimeve shkaktoi reagimin e vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, që i kërkuan Serbisë t’i përshtatet linjës së politikës së jashtme të BE-së nëse dëshiron të bëhet vend anëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:16 Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar
- 18:16 Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
- 18:11 Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur
- 17:44 Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35
- 17:28 Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor