Ushtronin prostitucion në apartamentin me qira, arrestohen 2 kolumbianet dhe tutorët

27 Nëntor 2024 | 10:05

Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar nga policia në qytetin e Elbasanit për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Vajzat, të moshës 20 dhe 24 vjeçe, u arrestuan nga uniformat blu në një apartament të marrë me qira.

Në pranga përfunduan edhe shtetasit A. T., 25 vjeç, dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe, dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni. Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç, dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një rast të ushtrimit të prostitucionit në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Fee’, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament, ku u konstatuan dy shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.

Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026