Vajza veterinere: Dashuria për kafshët më shtyu drejt këtij profesioni
Të studiosh për veterinari, nuk është diçka që e dëgjojmë shpesh nga të rinjtë në Shqipëri. Por 16-vjeçarja nga Cërriku, theu çdo tabu, duke u bërë pjesë e kësaj shkolle.
“Që kur kam qene e vogël, kam pas dëshirë që të kujdesesha për kafshët, dhe kur kam marrë vesh që është një shkollë profesionale në Cërrik për drejtimin e veterinarisë kam dëshiruar që pasonin ta ktheja në profesion,” – u shpreh Denada Kanaçi.
Një profesion që zgjidhet më së shumti nga djemtë, nuk e ka stepur, Denadën, për të ndjekur zemrën dhe jo opionin e njerëzve.
“Dua të ushtroj profesionin që kam veterinari, e kam pasur dëshirë, një zgjidhje që e kam bërë vete. Kujdesi fillon që nga kujdesi shtëpiak, por në shkollë tashmë kemi mësuar edhe një kujdes ndryshëm, i cili është kujdes profesional. Duke filluar nga vrojtimi i organeve të brendshme e deri tek mjekimet e plagëve,” – tha 16-vjeçarja.
Drejtoresha e shkollës tregon se ka qenë surprizuese, dëshira e vajzave, për të qenë pjesë e shkollës.
“Kërkesat për arsim profesional kanë ardhur çdo vit duke u shtuar. Në vitin 2016 ne kemi pasur vetëm 1 vajzë në shkollë, sot kemi 26 vajza dhe kërkesat vijnë gjithmonë e në rritje. Kjo për shkak të fushatave sensibilizuese dhe informuese por edhe prioritetit që ju jepet vajzave që zgjedhin të studiojnë në këto drejtime,” – tha Erina Disho.
Nevojat e tregut të punës dëshmojnë që punësimi dhe rezultatet në profesione të ndryshme, nuk varen nga gjinia, por nga talenti, aftësitë dhe formimi i duhur profesional i të punësuarve. Sipas statistikave vetëm në qarkun e Elbasanit janë rreth 42 vende të lira punë për veterinari.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë