Vaksina kundër kancerit tek vajzat, Daja: Aplikohet që në moshën 13 vjeç

12 Tetor 2022 | 12:50

Përgjegjësia e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Rovena Daja u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se tashmë po aplikohen tek vajzat vaksinat kundër kancerit.

“Tashmë të gjitha vajzat që në moshën 13 vjeç do të kenë mundësinë të vaksinohen falas me vaksinën e HPV-së. Kjo nuk është një vaksinë e re, është një vaksinë që në botë po përdoret që në vitin 2006 dhe ka dhënë rezultate”, u shpreh znj. Daja.

Ajo sqaroi më tej se të gjitha vajzat mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore.

“Programi është i shtrirë gjatë gjithë vitit në luftën kundër kancerit. Ka shumë prindër që ua kanë blerë vajzave të tyre dhe i kanë përdorur. Kemi kërkesa për shumë vajza jo vetëm 13-vjeç, por edhe 14 dhe 15-vjeç”, tha ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026