Vaksinimi i fruthit, Tomini: Përmirësohet situata, mbulesa vaksinale arrin në 94%

21 Nëntor 2023 | 15:45

Frika nga Covid e përzier me paranojën e disa prindërve se vaksina e fruthit shkakton autizëm, bëri që niveli i vaksinimit të fëmijëve zbres në nivelin e 79% në të gjithë botën. Edhe Shqipëria pësoi rënie të shifrave të fëmijëve të vaksinuar, por tashmë  sipas drejtoreshës së ISHP Eugena Tomini, situata po përmirësohet.

 “Gjatë periudhës së Covid dhe post Covid patëm një rënie ndoshta dhe hezitimi përkundrejt strukturave shëndetësore, për shkak të Covid, transmetueshmërisë,  por sigurisht që vaksina e fruthit ka dhe një impakt tjetër sepse janë disa grupe hezituese që e vonojnë aplikimin e  vaksinës, aktualisht kemi një përqindje vaksinale me dozë të parë dhe dozë të dytë, me dozë të parë shkon 86-87% me dozë të dytë shkojmë 93-94%”,-tha Eugena Tomini, drejtore e ISHP-së.

Ekspertët thonë se fëmijët nuk janë të mbrojtur deri në imunizimin e plotë me dy doza, ndaj edhe rekomandohet vaksinimi.

Rekomandohen të gjithë prindërit të kryejnë aplikimin në kohë të vaksinës, mbron më shumë fëmijën tënd duke e aplikuar vaksinën sesa e privon atë nga një jetë e shëndetshme, sepse klinikisht fruthi është sëmundje vdekjeprurëse dhe jep pasojat e veta, por të parandalojmë në kohë dhe mundësia është në moshën 12 muajsh dhe rivaksinimi 5 vjeç”,-tha drejtorja e ISHP-së.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ju ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të marrin masa për të rritur mbulesën vaksinale deri në 95% me dy doza, domosdoshmëri kjo për të mbrojtur popullatën nga shpërthimet epidemike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026