Vaksinimi kundër gripit, 270 mijë doza, e kombinuar me vaksinën kundër COVID-19

3 Nëntor 2022 | 15:57

Në javën e fundit të tetorit ka nisur vaksinimi kundër gripit stinor. Mosha e tretë është kategoria më e riskuar e cila ka ngjallur interes për tu vaksinuar.

“Unë i kam bërë rregullisht vaksinat dhe ato të COVID-it në rregull janë domethënë mbrohesh mirë. Vaksina bën efektin në këto momente. Tetori dhe fillimi i  nëntorit është i mirë. Kombinimi i të dyjavë është gjë e mirë sepse forcojnë njëra-tjetrën edhe rritin imuniteti e personave”, thotë një i moshuar.

“Si shkoi procesi i vaksinimit? Shumë mirë, në rregull. Të vaksinohen të gjithë se vaksinimi të shpëton jetën. Njerëzit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre”, u shpreh një tjetër.

Vaksina kundër gripit stinor do të kombinohet njëherësh me vaksinën përforcuese kundër COVID-19.

“Grupi i parë që është vaksinuar ka qenë personeli shëndetësor, më pas janë lajmëruar grupet në risk. Ne jemi aktualisht duke vaksinuar dhe m vaksinë gripi njëkohësisht dhe me vaksinën booster mbartëse të COVID-19. Ka ndikuar shumë mirë, ka më pak raste gjatë dimrit që pacientët të sëmuren në stade më të rënda dhe ka ecur mirë”, theksoi Drejtoresha e QSH-10, Jonida Diko.

270 mijë doza janë shpërndarë në Qendrat Shëndetësore. Kategoritë që e përfitojnë vaksinën falas janë personeli mjekësor, të moshuarit mbi moshën 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026