Vaksinim me detyrim për studentët, Gjylameti: Ndoqëm shembullin e Europës. Zhupa: Fushata pa strategji
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti dhe ajo e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përballë studentëve Ina Metalija dhe Aldi Shehu, debatuan në RinON mbi Arsimin.
E pyetur lidhur me vendimin e qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm për studentët dhe problemet që ka sjellë ky vendim në nisje të vitit të ri akademik, znj. Gjylameti tha se Shqipëria ka ndjekur shembullin e vendeve europiane, ku vaksinimi është bërë me detyrim si mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin.
Teksa ka pranuar se studentët kanë hasur në paqartësi në ditët e para të shkollës, deputeten e PS tha se kjo ka ardhur edhe për shkak të ndikimit negativ të medias.
“Ka pasur një paqartësi nga studentët në ditët e para dhe për shkak të ndikimit të media por duhen dëgjuar ekspertët. Vaksina nuk duhet të jetë një zgjedhje, ajo është një detyrim”, tha deputetja e PS.
Për deputeten e PD, Ina Zhupa qeveria jo vetëm që ka ndjekur një standard të dyfishtë lidhur me vaksinimin e detyruar të studentëve, por nuk ka pasur asnjë strategji në menaxhimin e një vendimi për të cilin studentët sipas saj, nuk patën kohën e duhur për t’u informuar.
“Ditën e parë të universitetit, pas 2 vjet mësim online kemi parë absurdin kur rojet e shkollave kërkonin të dhëna personale të studentëve, duke marrë kompetenca që s’u takojnë. Duhej një bashkëpunim më i mirë mes Ministrisë të Arsimit, asaj të Shëndetësisë dhe Rektoratit përmes një personeli të dedikuar për këtë gjë. Ishte një strategji e çorganizuar e qeverisë. Problemi është tek strategjia, koha dhe mosbesimi që kanë shqiptarët tek Komiteti i Ekspertëve, që është më shumë komitet politik”, tha deputetja e PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës