Van Gogh në Shqipëri, 20 piktura të piktorit vijnë në Korçë përmes digjitalizmit
20 nga pikturat e piktorit të njohur Van Gogh vijnë për herë të parë në Shqipëri në një formë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ti shohim në muze të piktorit të shekullit 18-19 apo ekspozita të çelura në vende të ndryshme të Europës
Drejtori i Galerisë së Arteve Dixhitale në Korçë Arbër Malile ka bërë me dije ky film është bërë i mundur falë bashkëpunimit me ambasadën holandeze, film i cili para se të vinte në Korçë është shfaqur në disa prej vendeve më të njohura të botës.
“Van Gogh ekspozitë imersive është ekspozita e dytë që vjen në Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë jemi shumë krenar që sot paraqesim për herë të parë në Shqipëri punët e mjeshtrit të madh. Falënderojmë ambasadën holandeze dhe bashkinë e Korçës. Kjo është ekspozitë e re dhe e veçantë për sytë e publikut.
Të veçantë e bën inovacioni, faktikisht kjo janë forma të reja dhe konkretisht ekspozita e Van Gogh është ekspozita me e parë e llojit të vet, rreth 17 milion shikues në gjithë botën Korça e Shqipëria po e hap këtë ekspozitë ndërkohë që është hapur në Rome, Milano, Bukuresht e Londër”.
Elda Zavalani, njohëse e mirë e arteve përfshi dhe pikturën tha se më shumë se 3 herë ka vizituar muzeun Van Gogh pasi është e pasionuar pas pikturave të tij. Filmi, sipas saj, është një befasi.
“Unë e kisha parë e njëherë tjetër, kam qenë dy herë në Amsterdam për të parë pikturat e tij. Të dyja herët janë përlotur nga emocionet që ai fal. Është film që duhet të gjithë ta shohim, jo vetëm për mënyrën digjitale por për atë që ai donte ti falte njerëzimit. Është edukativ përveç artistik për bukurinë e jetës, për bukurinë e detajeve. Jam e prekur nga gjithë imazhet do doja ta shihja herë të tjera”.
Organizatorët thanë se për të realizuar këtë ekspozitë të veçantë nga 1500 piktura janë përzgjedhur 20 prej tyre, të cilat nuk kanë humbur ngjyrat e punimeve por kanë fituar me tepër vlera nga digjitalizimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë