Vangjel Dule para Gjykatës së Vlorës: Arrestimi i Belerit, proces parodi

13 Maj 2023 | 12:02

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ e ka quajtur një proces parodi arrestimin e kandiatit të “Bashkë fitojmë”, Fredi Beleri dhe ka thënë se nuk ka asnjë arsye, juridike, politike apo njerëzore që Fredi Beleri të qendrojë i arrestuar.

“Nuk ka arsye juridike politike dhe njerëzore që zoti Fredi Beleri dhe zoti Pandeli Kokaveshi të qëndrojnë qoftë edhe një sekondë më tepër të ndaluar.

E kërkon logjika që të lirohen menjëherë. Ishte një vendim i paralajmëruar që pasi u ekzekutua vendimi i paralajmëruar u përpoqën të krijojnë kushtet edhe faktet. Kemi një proces parodi.

Qëllimi është një dhe i vetëm të rrëmbejnë sërish përfaqësimin politik të bashkisë së Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë. Kur humbet logjika merre me mend ç’shpresë mund të ketë”,-tha Vangjel Dule.

Dule ishte i pranishëm në Gjykatën e Vlorës ku po mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kandiatit të “Bashkë fitojmë”, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026