Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Si do votojnë të burgosurit dhe kush s’do lejohet
Nesër më 14 maj, mbahen zgjedhjet vendore dhe të gjithë qytetarët do u drejtohen kutive të votimit, por çfarë do të ndodh me ata që nuk janë të lirë për të shkuar vetë atje pasi kryejnë dënime në burgje apo në arrest shtëpie?
Gazetari Eni Ferhati në një intervistë për Euronews Albania tha se ligji nuk do lejojë të votojnë 2096 të burgosur, të cilët kanë dënime mbi 10 vite dhe janë të dënuar për vepra të rënda penale, ndërsa 2650 të burgosur do të votojnë për qytetin ku ndodhet vendi i tyre i dënimit.
“Nëse deri në vitin 2015 të gjithë votonin, pas këtij viti në bazë të ligjit për dekriminalizimin, një kategori e caktuar që kanë vepra penale zakonisht mbi 10 vite dënimi, pra të dënuar për vepra të rënda penale, nuk mund të votojnë. Sa i takon zgjedhjeve të nesërme do të votojnë 2650 ndërsa 2096 nuk kanë të drejtë vote”,-tha Eni Ferhati.
Gazetari Frehati sqaroi gjithashtu se të burgosurit do të votojnë për bashkinë ku ndodhet edhe vendi ku kryejnë dënimin, ndërsa personat e dënuar me arrest shtëpie nuk do lejohen të votojnë.
“Disa avokatë ngritën shqetësimin se personat të cilët janë në arrest shtëpie nuk mund të votojnë. Ata nuk mund të dalin nga shtëpia, pasi nëse konstatohet nga policia akuzohet për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Personat që janë me arrest shtëpie nëse duan të votojnë duhet të bëjnë kërkesë shumë më herët në Prokurori”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë