Vangjeli zbulon emrat e 4 deputetëve të PL-së që Berisha do ti fusë në listë
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now”, ka përmendur 4 emrat e deputetëve të Partisë së Lirisë që, sipas tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’i futë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Janë 4 deputetë nga Partia e Lirisë: Në Tiranë që është vetë Ilir Meta, në Fier është Erisa Xhixho, në Elbasan është Edmond Haxhinasto dhe në Korçë është Sekretari i Përgjithëm Tedi Blushi”, tha analisti.
Sipas tij, kjo është një marrëveshje e arritur deri tani, por këto dinamika edhe mund të ndryshojnë.
Vangjeli sqaroi se kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë, një kërkesë që, sipas Vangjelit, është e papranueshme për PD-në.
“Për momentin është një marrëveshje e tillë. Kërkesat e PL-së janë për dy herë më shumë, pra për 8 vende të sigurta në listë që është e papranueshme për PD-në. Nëse flasim për emra konkretë, Berisha mund të hyjë në zgjedhje me një “skalion të tretë apo të katërt” të ngjashëm me atë që pati në vitin 2013, duke përjashtuar vetëm dy ose tre emra, pasi shumica e të tjerëve janë zyrtarë të nivelit të Lulzim Bashës”, tha Lorenc Vangjeli.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar