Vangjush Dako rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm

10 Prill 2026 | 10:39

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pasi u shpall fajtor nga dy shkallë të gjyqësorit, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit, i është drejtuar së fundmi Gjykatës së Lartë, duke kërkuar pafajësinë.

Dako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm të vitit 2025, i cili la në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg ndaj tij, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ish-kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, u prangos në 2023 dhe u lirua një vit më vonë, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Ai qëndroi në arrest shtëpie deri në shtator 2024, kur GJKKO-ja e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.

SPAK thotë se Vangjush Dako ka shpërdoruar detyrën në lidhje me lejimin e ndërtimit të një pallati pa i dalë leja dhe në falsifikim dokumentesh, si dhe në mosmarrjen e masave në rregullimin e një gabimi të bërë në përllogaritjen e fondit limit për një projekt të Bashkisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026