Vapa e rrezikshme për të miturit, 50 fëmijë në ditë në spitalin e Sarandës

21 Korrik 2023 | 16:00

Temperaturat mbi 40 gradë Celcius kanë rritur fluksin e pacientëve të vegjël në spital, që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në repartin e pediatrisë në qytetin e Sarandës.

Mjeku pediatër Plometeo Peta pohon se shkaqet e rritjes së fluksit të fëmijëve të sëmurë kanë të bëjnë me problemet me diellin dhe të vjella si dhe infeksionet e lëkurës.

“Kjo është një periudhë që ka një shtim të fluksit të vizitave në repartin e pediatrisë, kryesisht nga gastrioenteritet. Sëmundje virusale që shoqërohen me bark e me të vjella janë më problematike në moshat e vogla 0-3 vjeç. Preken dhe fëmijët më të rritur janë sëmundje virusale por mund ta kenë origjinën edhe nga ushqimet e ndenjura,” – tha mjeku.

“Kohët e fundit është vënë re edhe një shtim i infeksioneve të lëkurës vijnë shumë fëmijë me infeksionin e stafilokokut nga kontaktet e fëmijëve me njëri tjetrin. Shoqërohen me puçrra në lëkurë me temperaturë, shfaqet më së shumti në shputat e këmbëve dhe mukozat e gojës,” – shtoi Peta.

Sipas pediatrit prindërit duhet të kujdesem që fëmijët të mos qëndrojnë në ambiente me diell pas orës 11:00 dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

“Shumica e rasteve që vijnë në urgjencë kanë probleme me dehidrimin, në këto raste rekomandohet më shume të përdorin ushqimet e lëngshme si supat sepse mbrojnë deficitet e humbjes së likuideve, qoftë edhe përdorimi i ujit të zakonshëm,” – tha Plometeo Peta.

Pediatria në Sarandë po përballet me mesatarisht 50 vizita dhe 15 shtrime ditore. Përveç pediatrisë të tjerë pacientë u drejtohen qendrave shëndetësore verore në Ksamil e Borsh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026