Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia tregon se si duhet të veprojmë

21 Korrik 2025 | 16:55

Temperaturat e larta kanë shtuar edhe pickimet nga insektet apo gjarpërinjtë. Në shërbimin e toksikologjisë në QSUT pacientët e pickuar nga gjarpëri, vijnë nga të gjitha zonat, por duket se Elbasani ka rastet më të shpeshta.

“Helmimet më të shpeshta që paraqiten janë ato nga pickimi i gjarprit, merimangat, akrepi. Zona të Shqipërisë së Mesme si Elbasani, kanë pasur raste që për ne janë shumë të vështira për tu trajtuar, kryesisht nga pickimi i gjarprit”, tha Amarda Gashi, Toksikologe në QSUNT.

Pickimet nga gjarpëri janë ndonjëherë të rrezikshme, ndaj mjekët këshillojnë të bëhet kujdes në momentin që ndodh dhe më pas të drejtohemi në spital për ndihme të specializuar.

“Nëse të kafshon gjarpri në këmbë, nuk duhet ta lidhim me fashë, mos ta çajmë apo shpojmë sepse helmi do bëjë ciklin e vet të penetrimit pavarësisht këtyre masave. Përveçse mund të dëmtojmë qarkullimin e gjakut, mund të shkaktojmë dhe infeksion të plagës”, shtoi toksikologia Gashi.

Njëkohësisht për qetësimin e dhimbjeve nga pickimet rekomadohen kompresa me ujë të ftohtë dhe pirja e ilaceve qetësues që mund të merren pa recetën e mjekut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026