Një derë e vjetër druri, e mbuluar me rrushin e pjekur që nuk e mbledh askush, është hyrja e një shtëpie gjysmë të rrënuar, ku brenda saj jeton ish-kryebashkiaku i Korçës.
Robert Kotmillo, drejtoi bashkinë e qytetit nga viti 1996 deri në vitin 2000. Por sot jeton kështu.
Ai na tregon për karrierën e tij në, e cila edhe pse e pasur, Robertit nuk i la asgjë pas.
“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin edhe për vendin. Pastaj kryetar i këshillit të bashkisë dhe 4 vjet kryetar bashkie,” –thotë ish-kryebashkiaku.
Kryesisht në Shqipëri kush ka drejtuar në poste të larta, ka vënë edhe pasuri mënjanë në forma të ndryshme.
Por fisnikëria dhe ndërshmëria janë virtyte që pak njerëz i gëzojnë në shoqërinë tonë.
I tillë mesa duket paska qenë edhe ish-kryebashkiaku i Korcës. Ai sot ushqimin e siguron nga një fonadacion në Korcë.
Berti, siç e njohin korçarët ndjek aktualitetin shqiptar madje ai thotë se ndien turp kur dëgjon se kryebashkiakët e sotëm burgosen për vjedhje.
“Më vjen keq që thonë, 6 kryetare bashkie në burg. 4 ministra. E rëndë që persona të tillë që burgosen të jenë në krye të bashkive apo drejtimit të vendit. Shumë e rëndë”, tha ish-kryebashkiaku i Korcës.
Njeriu që nuk përfitoi kurrë të mira materiale por respekt e dinjitet, ka një mesazh për drejtuesit e sotëm të vendit.
“Qoftë se pranojnë të zgjidhen në pozita drejtuese të shtetit, duhet tu thonë vetes për të bllokuar çdo pasion për pasuri, çdo tendencë për tu pasuruar, ndryshe nuk mund të drejtojnë. Sepse me pas ndodh ajo që ndodh, korrupsioni, pastaj burgosen. E papranueshme që drejtuesit të kenë ambicie të tilla personale, nuk duhet të kenë ndjenja të tilla”, theksoi Kotmillo.
Teksa ish kryebashkiaku që i përngjason personazhit të Gabriel Garsia Markez në novelën “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj”, priste pafund një shpërblim mirënjohje nga shteti për kontributet e tij, sot ai është i harruar si figurë publike, në paqen e vetmisë së tij, duke gjetur “ngushëllim” tek morali i qytetarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro
- “Pse mora pjesë në takimin e Ramës”- Flet kryebashkiaku demokrat i Mirditës
Sa shume i mungojne vendit njerez si ky zoteria, ne boten perendimore njerez si ky ngrihen ne piedestal. Ndersa ne i lem pa buke, duke dhene modelin me te keq te mundshem per ata mijra zyrtar qe duan te jene te ndershem. Po humbasim boshtin moral si shoqeri, te mirin e konsiderojme budalla, e hajdutin njeri te zotin (qofte i majte apo i djathte ska rendesi).