“Pse mora pjesë në takimin e Ramës”- Flet kryebashkiaku demokrat i Mirditës

9 Tetor 2024 | 13:38

Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, ishte një prej kryebashkiakëve të Partisë Demokratike, i cili një ditë pas protestës së opozitës mori pjesë në takimin e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mëlyshi tha se mori pjesë në takimin me kryeministrin, pasi si i pari i qytetit duhet të përcjellë zërin e qytetarëve në nivel qëndror.
Kryebashkiaku shtoi se ishte në protestën e 7 tetorit dhe se mbështet kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Varet nga këndvështrimi i secilit kryetar bashkie apo edhe nga opinioni i publikut që e analizon këtë. Por sipas këndvështrimit tim si Albert Mëlyshi, mendoj se kryetari i bashkisë ka për detyrë të përcjellë zërin e qytetarëve të tij në takime me qeverinë. Kryetari i bashkisë e ka përgjegjësi personale dhe institucionale që të marrë pjesë në takime, në dialog, apo në analiza të caktuara që pushteti lokal bën me pushtetin qendror. Kjo për shkak se është i votëbesuar për të përcjellë problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve. Unë jam i detyruar institucionalisht të marrë pjesë në këto takime. Pavarësisht se kush do të jetë në qeveri apo se çfarë force politike jam unë, mendoj se është më e rëndësishme zëri i qytetarëve për ta ngritur me qeverinë për të kërkuar pikërisht ata që kanë nevojë nga qeveria, sesa këndvështrimi im personal apo politik, nëse dua apo jo të shkoj në takim”, tha Mëlyshi.

Ai shtoi se: “Patjetër që isha në protestë, edhe në këtë pikë mendoj se qytetarët kanë të drejtën të protestojnë për ata që mendojnë se nuk shkon mirë. Duke parë të gjitha zgjedhjet nga 2013 e këtej dhe duke parë të njëjtat problematika, duke përfshirë vjedhjen e votave, presionet dhe përfshirjen e grupeve kriminale, besoj se shumë vështirë mund të zhvillohet një proces i drejtë edhe i ndershëm.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026