Varhelyi për Asocacionin: Të zbatohen pa kushte të gjitha obligimet e dialogut
Draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë ka deklaruara Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.
Në debatin për Kosovën, të mbajtur në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se krijimi i Asociacionit është detyrim që del nga marrëveshjet e dialogut.
“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar përfaqësuesi i posaçëm për dialog Mirosllav Lajçak, draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga Ekipi Menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit“.
Përgjatë debatit në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se Komisioni Evropian e mirëpret vendimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Institucionet e BE-së kanë marrë vendim që shtetasit e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
“Qeveria e Kosovës ka marrë pozicion të qartë sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës dhe ne e mirëpresim këtë. Kosova duhet të përmirësojë kornizën ligjore për vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë së krijuar në mënyrë ilegale“, tha Varhelyi.
Sipas tij, gjyqësori akoma nuk është sa duhet efikas dhe ka ndërhyrje të panevojshme politike.
Mes tjerash, Varhelyi ka shprehur gatishmëri për të vazhduar ndihmën për Kosovën në sektorin e energjisë.
Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.
Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.
BE-ja ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me “frymën dhe tekstin e marrëveshjeve“.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se draft-statuti i prezantuar, është “fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë” e vendit.
]LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë