“Vatikani në mes të Gjakovës”! Zbuloni misterin e fshatit të veçantë
Don Marjan Topalli, Famulltari i Kishës së Shën Jozefit në Pjetërshtan, ishte këtë të martën në një lidhje live për Euronews Albania nga Gjakova, i cili foli për atmosferën e Krishtlindjeve dhe tërheqjen atraktive që përmban fshati, i konsideruar ndryshe edhe si “Vatikani i Vogël”.
Sipas tij, fshatin e Petërshanit aty ku ndodhet edhe kisha e Shën Jozefit e karakterizon mirësia që njerëzit kanë në zemrat e tyre, të cilët janë mikpritës ndër vite dhe vazhdojnë ta trashëgojnë ndër breza. Janë njerëz që e duan njeri-tjetrin dhe i duan edhe të tjerët.
“Njerëzit këtu u japin mundësi edhe të tjerëve të bëhen pjesë e kësaj bukurie dhe qetësie shpirtërore, duke ndarë edhe provat e ndryshme të përditshmërisë. Është shndërruar në një vend tërheqës dhe është e pashmangshme që njerëzit të mos kthehen dhe ta vizitojnë të paktën një herë gjatë javës. Fundjava është më e ngarkuar, fillon në pesë në mbasdite deri në orën 11.
Njerëzit shprehin mirënjohje dhe shfaqin një gëzim nga vizita e përvitshme tashmë. Nuk vinë vetëm besimtarët e fesë katolike, por vinë dhe besimtarët e fesë islame. Vijnë nga Kosova, Gjakova, Shqipëria. Vitet e fundit ka pasur klerikë që i kanë kushtuar jetën Zotit, por ska pasur shumë këtë vit.
Feja katolike, kisha, na mëson se Zoti vërtet ekziston dhe është qendra dhe duhet të jetë qendra e jetës sonë, për këtë arsye besimtarët dhe njerëzit e tjerë janë duke u bindur me kohë se madhështia personale me Zotin është gjë themelore dhe se duhet të mësohet, të integrohet dhe ta zhvillojnë këtë marrëdhënie”, është shprehur Famulltari.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj