Vdekja e 31-vjeçarit në dhomën e sigurisë, Avokatja e Popullit radhit shkeljet

5 Maj 2022 | 17:44

Avokatja e popullit Erinda Ballanca bëri një analizë së dhomës së sigurisë në komisariatin e Kavajës ku vdiq të mërkurën 31-vjeçari Ilvi Meta.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, ajo tha se oficerët e policisë që kanë qenë në turn, e të cilët janë arrestuar pas ngjarjes, kanë treguar neglizhencë në lidhje me rastin, i cili nuk do të kishte ndodhur po të kishin qenë vigjilentë.

Gjithmonë, duke pasur në konsideratë njërën pistë, atë që policia mban kryesoren, që është vetëvarja me lidhësen e kapuçit të tij.

Pista e dytë është mundësia e një vrasje brenda komisariatit.

Avokatja dhe se policët kanë bërë shkelje të rregullave të policisë së shtetit në momentin e kontrollit të të ndjerit, pasi ai mbante mbi trup një mjet potencial për vetëvrasje, që ishte lidhësja e kapuçit.

“Personi ka pasur një lidhëse që është mjet i ndaluar me rregullore të policisë së shtetit”, u shpreh avokatja.

Ballanca vuri në dukje një element të rëndësishëm brenda dhomës, në derën e hekurit që ndan dhomën me pjesën e lavamanit. Kjo derë ka një shufër hekuri horizontale, ku dallohet edhe lidhësja e këpucëve që pretendohet se Ilvi ka përdorur për të varur veten.

“Ka rregulla edhe se si duhet të jetë ndërtuar dhoma e sigurisë, që ka të bëjë me mënyrën e ndërtimit të zgarës, që ndan pjesën e lavamanit me dhomën. Aty ka një hekur horizontal i cili sipas rregullores së policisë së shtetit sepse krijon mundësi potenciale për vetëvrasje”, u shpreh avokatja.

“Hekuri horizontal mund të vendoset vetëm deri në 60 cm mbi tokë”, shtoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026