Vdekja e dytë nga Ebola në Ugandë, epidemia ende e pa kontrolluar
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ugandës, një fëmijë katër vjeçar ka vdekur nga Ebola, një pengesë për zyrtarët shëndetësorë që kishin shpresuar për një fund të shpejtë të epidemisë që filloi në fund të janarit, sipas AP.
Fëmija u shtrua në spital në qendrën kryesore të triazhit në Kampala dhe vdiq të martën, tha zyra e OBSH-së në Ugandë në një deklaratë të shkurtër, duke shtuar se po punonte për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontakteve.
Siç vlerësohet nga agjencia amerikane e lajmeve AP, vdekja e fëmijës minon pretendimet e zyrtarëve në Ugandë se epidemia është nën kontroll pasi tetë pacientë të trajtuar për Ebola u liruan në fillim të shkurtit.
Viktima e parë ishte një infermiere, e cila vdiq një ditë para se të shpallej epidemia më 30 janar.
Më 19 shkurt, autoritetet thanë se besonin se shpërthimi ishte “përmbajtur” pasi tetë njerëz u shëruan pas trajtimit.
Gjithsej 265 persona të tjerë janë vendosur “në karantinë për monitorim” në spitalet në Kampala dhe qytetin lindor të Mbale pasi ranë në kontakt me infermieren, viktima e parë e Ebolës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbulohet rasti i tretë me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, thotë OBSH
- Çfarë dimë për sëmundjen misterioze që vrau mbi 50 njerëz në Kongo brenda 48 orëve
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë