Vdekja e foshnjës në Korçë, psikiatrja: E ëma prej 3 vitesh e sëmurë

2 Maj 2022 | 17:38

Psikiatrja Nikolina Bode ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës në Korçë, ku një foshnjë u gjend e pajetë në shtëpi dhe dyshohet se aktin e rëndë e ka kryer e ëma.

Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bode tha nga informacionet që i dhanë familjarët, mamaja e foshnjës vuante prej 3 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

“E njoha rastin për herë të parë. Nga të dhënat që na kanë dhënë familjarët, gruaja vuante nga problemet mendore prej 3 vitesh. Para një viti i ishte injektuar një injeksion dhe më tej i ishte dhënë terapi orale të cilën nuk e merrte rregullisht”, u shpreh psikiatrja.

Dode shtoi se ajo jetonte me djalin e saj 15-vjeçar i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e saj e shikonin një herë në dy ose tre muaj dhe e kishin të vështirë që ta mjekonin të bijën e tyre.

Sipas psikiatres, e ëma e foshnjës e identifikonte veten e saj si një person tjetër duke folur në vetën e tretë, çka tregon për probleme të thella të shëndetit mendor. Aktualisht, ajo po trajtohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Dode nënvizoi se lindja e foshnjës nuk është bërë me asistencë mjekësore por në shtëpi, teksa shtoi se bashkëshorti ruante marrëdhënie të mira me gruan e tij dhe se është detyruar të emigrojë për shkaqe ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026