Vdekja e Kryepeshkopit Janullatos, Patriarku Rus Kirill ndan mesazhin e ngushëllimit
Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas.
Në mesazhin e tij, Patriarku Kirill shpreh ngushëllimet e tij për kishën Ortodokse të Shqipërisë, në emër të Kishës Ortodokse Ruse, por dhe në emrin e tij personal.
A vlerësoi Kryepeshkopin Janullatos për përkushtimin që i dha Kishës Ortodokse gjatë gjithë jetës së tij të gjatë.
Patriarku nënvizoi punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare, duke e vlerësuar atë si një misionar të zjarrtë dhe një udhëheqës të palodhur. Patriarku vlerësoi ringritjen që Janullatos i dha jetës kishtare në Shqipëri, pas persekutimeve të rënda që kishte kaluar Kisha Ordodokse gjatë regjimit komunist.
“Kam pasur një marrëdhënie të gjatë vëllazërore me të. Ai vizitonte vazhdimisht Kishën Ortodokse Ruse dhe mori pjesë në festimet e kishës që ishin të rëndësishme për ne,” shkruan Patriarku Kirill, duke kujtuar vizitën e tij në Shqipëri në vitin 2018.
Patriarku përshëndet edhe karakterin e fortë të Kryepeshkopit Anastas, i cili ishte një ruajtës i traditave të shenjta dhe një njeri besnik ndaj Krishtit dhe Kishës së Tij.
“Zoti e preftë shpirtin e shërbëtorit të Tij besnik në banesat qiellore, ku nuk ka sëmundje, pikëllim, rënkim, por jetë të përjetshme,” përfundon mesazhi i Patriarkut Kirill, duke nderuar kujtimin e Kryepeshkopit Anastas dhe trashëgiminë e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij