Vdekja misterioze e Navalnyt, Ilir Kulla: Pse mëlçia dhe veshkat ishin të konsumuara
Opozitari rus Aleksei Navalny ndërroi jetë të premten e 15 shkurtit në një burg të sigurisë së lartë në Arktik, ku po vuante dënimin e dhënë ndaj tij prej 19 vite burg.
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Ilir Kulla, zbuloi detaje të reja nga vdekja misterioze e kundërshtarit të Putinit.
Kulla tha se Navalny ndërroi jetë për shkak të mosdhënies së kujdesit shëndetësor në burg.
Ai tha se pas helmimit me Novichok në vitin 2020, veshkat dhe mëlçia e tij ishin shumë të konsumuara dhe vdekja ishte e pritshme.
“Ka patur një fund që me nismën që ndërmori ose do shkosh në fitore ose do të ndodhë rrënimi. Nëse në raste të tjera është bërë eliminimi fizik, edhe te Navalny është tentuar eliminimi fizik 2 herë dhe është çuar në një burg të sigurisë së lartë që ndodhet në Arktik. Të japim shpjegim se çfarë probleme shëndetësore kishte Navalny. Navalny kishte problem si pasojë e helmimit. Në një vend demokratik ai do të mbahej në një spital burgu dhe do të trajtohej për shqetësimet e mëdha që kishte. Sipas mjekëve që e ndiqnin mëlçia dhe veshkat e tij ishin super të konsumuara. Ishte një vdekje e pritshme në kushtet kur ai nuk mjekohej. Të thuash që e ka vrarë Putini është e ekzagjeruar, si edhe të thuash që shteti rus nuk ka përgjegjësi është e kundërta, pasi Rusia është drejtpërdrejtë përgjegjëse në vdekjen e Navalnyt. Ata e dinin gjendjen fizike të Navalnyt”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve