Vdiq pas aktit seksual në makinë, si telefoni zbardhi ngjarjen në Korçë
Mbrëmjen e së mërkurës një 45-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda një makinë në Korçë. Ka qenë telefoni i viktimës i cili ka zbuluar të gjithë ngjarjen.
Fillimisht efektivët e policisë nuk kishin asnjë ide për rrethanat e ngjarjes dhe si kishte ndodhur vdekja e 45-vjeçarit. Por pasi kanë marrë telefonin e viktimës, grupi i hetimit ka zbuluar thirrje të shumta telefonike që 45-vjeçari kishte me një numër që i përkiste një 37-vjeçareje dhe sipas policisë ata kishin disa kohë që njiheshin dhe kjo gjë dihej nga disa prej personave që janë marrë në pyetje nga hetuesit.
Më pas policia ka ndaluar 37-vjeçaren e cila rezulton se ka qenë në automjet duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç. 45-vjeç. Pas marrëdhënies së kryer në mjetin e viktimës, 45-vjeçari nuk është ndjer mirë nga ana shëndetësore dhe në këto kushte 37-vjeçarja i ka kërkuar të telefonojë ambulancën por ai nuk ka pranuar dhe vetëm pak minuta pas kryerjes së marrëdhënies 45-vjeçari ka ndërruar jetë. Gruaja është larguar drejt banesës së saj ku më pas është arrestuar nga policia.
Viktima kishte kaluar para pak kohësh një trompozë ndërsa është gjetur gjysëm i zhveshur dhe pa shenja jete në makinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese