Veliaj i përgjigjet Këlliçit: Transport falas vetëm nëse nuk paguahen pagat
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar premtimet e kundërsharit të tij në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, për transport falas në kryeqytet.
Gajtë prezantimit të planit për pastrimin e qytetit, Veliaj i konsideroi këto premtime si të pa reallizueshme.
“I kam dëgjuar të pestë kandidatët, në një mënyrë apo një tjetër të gjithë thonë se çdo gjë do bëhet pa lekë. Është shumë kollaj ta thuash sot këtë. Por, kur e kishin ata detyrën për të pastruar qytetin, në ato 4 vitet e gjumit, nuk kishin paguar as sigurimet shoqërore për punonjësit e pastrimit. Një mënyrë për t’i bërë të gjitha falas është të mos paguajë rrogat, të mos paguajë sigurimet shoqërore, të mos paguajë sigurimet shëndetësore, ta lerë Tiranën zhul, ta bëjë çdo gjë falas, hidhi plehrat gjithandej. Por, në fund na e lanë ne faturën, se dikush duhet t’i paguajnë këto”, tha Veliaj.
Veliaj foli edhe për planin 5-vjecar të pastrimit të qytetit, duke sjellë si risi futjen nëntokë, nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në zonën përreth qendrës.
“Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin”, shtoi Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë