Veliaj: Tirana e ka ujin me lirë se Kamza dhe Korça

6 Prill 2023 | 23:05

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj tha se Tirana ka çmim më të lirë të ujit për metër kub se sa Kamza apo Korça.

Ndërsa kur Robert Rakipllari i tha se vërtet është më lirë po uji në Tiranë nuk pihet, siç pihet në Korçë, Veliaj  tha se edhe në Paris e në Londër uji i pijshëm blihet. Po ashtu ai shtoi se nuk pranoi të merrte kredi siç ndodhi në Korçë, pasi kostoja do ishte shumë e madhe.

Pjesë nga biseda

Erjon Veliaj: Uji në Tiranë sot është 65 lekë metri kub, ujë në Kamës zot është 67 lekë për metër kub. uji në zonën nga vjen ti është 120 lekë për metër kub. Jemi akoma te fasha e bashkive, e kemi më lirë  se Kamza sot. Por nëse uji nuk kishte vlerë…

Robert Rakipllari: Ata kanë ujë të pijshëm, në tiranë uji nuk është i pijshëm.  Në Korçë nuk ble njeri ujë. unë e ble ujin.

Erjon Veliaj: Po por doli qeveria u bë garant, ndërsa unë e kisha kompaninë e falimentuar Berti. Edhe në Londër e New York blejnë ujë, edhe në Paris. Po ju them atje është dyfish, uji se duhet të paguajnë kredinë, ndërsa unë nuk pranova ta bëj ujin 120-130 lekë se do merrja më shumë kredi. Ne kemi bërë investime dhe e kemi çuar në 70% Tiranën e madhe me ujë 24 orë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026