“Nuk e kam për fushatë emisionin”, Mëhilli replika me Veliajn: Ku i çoni taksat?

6 Prill 2023 | 22:54

Në një debat për taksat e qytetarëve, Erion Veliaj u përplas në “Now me Erla Mëhillin” me moderatoren e cila i tha të jepte llogari e të mos përdorte emisionin për fushatë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë lexonte disa nga shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet Mëhilli tha se nuk ishte e nevojshme të shfrytëzonte kohën për një qëllim të tillë.

Pjesë nga biseda:

Erla Mëhilli: Nuk e kemi për fushatë emisionin zoti Veliaj. Mund t’i përmendni gjatë gjithë aktiviteteve tuaja, madje mos u merrni me opozitën, merruni dhe lexoni shkollat.

Erion Veliaj: Këtu shkojnë njerëz, këtu shkojnë fëmijë dhe ju e thoni me lehtësinë më të madhe. Ja pra ku i çojmë taksat.

Erla Mëhilli: Po nuk e themi me lehtësinë më të madhe. Ne duam të dimë ku i çoni taksat e qytetarëve që mblidhni nga katërfishimi i taksave në qytetin e Tiranës?

Erion Veliaj: Po pse nuk do të dëgjosh? Cila taksë të është katërfishuar? Pse po gënjen?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026