“Hello, je në vete apo jo?”, Veliaj replikon me Mëhillin për apartamentet në Tiranë
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj replikoi me gazetaren Erla Mëhilli kur kjo e fundit i tha se në kryeqytet janë dhënë 7.4 milionë leje ndërtimi.
“Nuk janë dhënë 7 milionë leje ndërtimi se na habite tani,” – iu kthye Veliaj.
“Nëse marrim 70% të tyre ndërtim për banesa i bie 5 milionë e 248 metra katrorë ndërtim, e cila nëse pjesëtohet me 100 metra, banesë mesatare, i bie 52 mijë banesa dhe ju keni deklaruar në vitin 2015 se ishin 8000 apartamente stok në Tiranë, pra totali që i keni dhënë tregut janë 60 mijë apartamente,” – llogariti Mëhilli.
“Je në vete çfarë po thua, po e dëgjon veten? Pra, po thua që në një vit ishin 8000 dhe po më thua që në 7 vite janë 56 mijë. Patjetër se 7×8 bëjnë 56. Krahason një vit me 7 vite. 7×8 bëjnë 56, del fiks llogaria. Pra, sapo the mbrojtjen më perfektë që unë s’arrita dot ta thosha kaq mirë sa ty. Pra, ti the në 2015-tën ishin 8000, por në këto 5 vite janë 56 mijë. Hello! Se 7×8 bëjnë 56,” – u shpreh Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit