Veliaj ndan fotot me Blinken: Kënaqësi t’i tregoja investimin e përbashkët

15 Shkurt 2024 | 16:57

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një postim ku flet ëpr takimin me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Ai është shprehur se është i kënaqur që i tregoi Blinkenit investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan, Piramidën e Tiranës.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”,-shkruan Veliaj.

 

 

Sekretari i shtetit ka zhvilluar disa takime këtë të enjte në Shqipëri, ndërsa tashmë është duke zhvilluar një takim  në kryeministri  me kryeministrin Edi Rama dhe me delegacionet e dy vendeve. Pas kësaj vizite, pritet që kryeministri Rama dhe sekretari Antony Blinken të dalin në një konferencë të përbashkët.

Blinken është shoqëruar në këtë takim edhe nga ish-ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026