Veliaj pas 7 orësh në SPAK: Kisha kërkuar takim, dhashë shpjegime për inceneratorët

30 Prill 2024 | 17:01

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një deklaratë për media pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme, ku qëndroi për rreth 7 orë.

Veliaj shpjegoi se takimi ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij dhe shtoi se dha shpjegime në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se më në fund ndihet i lehtësuar që pati mundësi të thotë fjalën e tij në organin e akuzës dhe të sqarojë rolin e bashkisë së Tiranës në çështjen e inceneratorëve.

“Është krijuar një institucion  serioz. Isha me dy kolegë hetues profesionist. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që të forcojmë institucionet. Mos ti përgojojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor. Kisha kohë që kisha kërkuar  një takim. Patëm një ezahurim total të inceneratorëve, gjithë shpjegimet e nevojshme. Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera mu kërkua që të mos i ndaj me gazetarët. Sigurisht do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Ndjehem i lehtësuar që më në fund pata mundësinë të them fjalën time. Gjithashtu besoj se dhe armiqtë e mi ndihen të lehtësuar”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026