Veliaj vijon turin falënderues: Fitorja erdhi se punojmë çdo ditë si të jetë fushatë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me turin e tij falënderues duke u ndalur në lagjen 12.
Teksa iu shprehu mirënjohjen banorëve të zonës për kontributin në zgjedhjet e 14 majit, ai vuri në dukje se fitorja erdhi si pasojë e punës së përditshme.
“Fituesi është ajo forcë, ai grupim njerëzish, ajo familje që nuk kujtohet vetëm në ditët e fushatës, por që fushatën e ka të përditshme. Ky është shpjegimi i fitores sonë, fakti që kemi qenë me njerëzit përditë, përnatë, me diell, me shi, me tërmet, pandemi dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë. Ndaj, ftesa ime është që të vazhdojmë të njëjtën formulë suksese, që ka funksionuar deri tani, të jemi përditë me njerëzit, të punojmë përditë për njerëzit”, tha kryebashkiaku.
Veliaj nuk la pa komentuar edhe fushatën e opozitës që në gjykimin e tij ishte e shtrenjtë.
“Kur erdhi puna te fushata, krahasuar me 30 ditë luks, me stadiume, me ekrane, foni e koncerte, me autobusë e me kamionë, me taksi, çdo gjë falas, me avionë, njerëzit thanë: “Prit pak, ku ishin këta? 30 ditë paskan pasur shumë pare!”. Fushata jonë modeste bërtiti më shumë, jo se kishte më shumë foni, por veprat tona flisnin më shumë se të gjitha fonitë”, u shpreh Veliaj.
Fushata më e mirë që iu solli dhe fitoren, sipas Veliajt është puna e çdo dite.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare