Vëlla e motër në karrige me rrota: Ka njerëz që na shohin ftohtë

3 Dhjetor 2024 | 18:10

Në emisionin People të Flori Gjinit në Euronews Albania ishin në një lidhje direkte Endi dhe Angel Duhanxhiu nga Elbasani, vëlla e motër të cilët janë në karrige me rrota.

Pavarësisht vështërsive të dy janë shkolluar ndërsa Angel është diplomuar, Endi vijon në  vitin e dytë për Ekonomi-Turizëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ata folën për veten e tyre, si ndodhi që janë në karrige me rrota, si e kalojnë kohën e lirë si dhe vështërsitë në jetën e përditshme.

Ata thanë se mësuesit janë sjellë gjithmonë shumë mirë me ta, gjithashtu dhe fqinjët përpiqen ti ndimojnë por kur dalin jashtë në rrugë ka shumë njerëz që mund ti vështrojnë ftohtë.

“Po e ndjejmë një lloj paragjykimi, jo shumë por nuk janë të gjithë që të shohin me sy të mirë”.

Në Shqipëri ekzistojnë gjithsej 6 shkolla speciale për nxënësit me aftësi të veçanta, konkretisht në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026